Një Ferrari për fëmijë që do ta kishin zili të rriturit

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2023, 19:06 | Teknologji

“Little Car Company” është e specializuar në ndërtimin e makinave sportive për fëmijë.

Krijimi i fundit i kompanisë britanike është një 250 Ferrari Testa Rosa J, e vitit 1951, që është sa 75% e përmasës së makinës origjinale.

Në bashkëpunim me inxhinierët e Ferrari, kjo makinë për fëmijët e miliarderëve, që quhet Pacco Gara, mund të përdoret edhe nëpër pista. Me një motor elektrik prej 19 kuajsh fuqi.

Edhe pse çmimi i kësaj makine nuk është bërë ende i ditur, duke marrë parasysh se makina normale kushton mbi 110 000 euro, edhe kjo “lodër” do të ketë një çmim shumë të lartë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/25/nje-bugatti-per-femije-qe-kushton-35-mije-dollare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos