“Në Shqipëri nuk mungojnë ekonomistët apo inxhinierët, por punëtorët e krahut”

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 21:33 | Ekonomi
“Në Shqipëri nuk mungojnë ekonomistët apo

Të dhënat e fundit demografike, të publikuara nga Institutit të Statistikave tregojnë se popullsia shqiptare po tkurret dhe po plaket çdo vit e më shumë. Shtimi i vdekjeve për shkak edhe të pandemisë së Covid-19, reduktimi i lindjeve, si pasojë edhe e emigracionit, që është aktivizuar fuqishëm vitet e fundit po gërryejnë të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Zona të tëra në vend po boshatisen.

https://a2news.com/2022/02/16/gjika-pagat-nuk-jane-te-uleta-ne-fasoneri-ju-tregoj-pse-ikin-shqiptaret/

Për këtë problem u diskutua këtë të mërkurë në A2 Business, ku i ftuar ishte edhe Sokol Kraja, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve.

https://a2news.com/2022/02/16/pse-largohen-shqiptaret-ne-bote-po-punojne-vetem-4-dite-ne-jave-ketu-ska-pushim/

Kraja u shpreh se Shqipëria ka nevojë për fuqi punëtore e jo për inxhinierë apo për ekonomistë. “Emigracioni ka prekur të gjithë sektorët e ekonomisë. Po ikin studentët. Ka shumë degë të fakultetit që po mbyllen. Ikën popullsia nga 18 deri në 30 vjeç, që është edhe pjesa më vitale e popullsisë. Të gjithë anëtarët e shoqatës së prodhuesve kanë mangësi për të gjetur fuqi punëtore. Nuk ka shumë mungesa në ekonomistë, në administratë, por në pjesën operative të punës. Të gjitha fabrikat sot kanë nevojë për krah pune. Ne na rezulton se ekonomistë ka, gjen edhe inxhiniera, por nuk gjen sot punëtorë krahu, njerëz që punojnë në magazina. Pjesa me nivele të ulët kualifikimi”, u shpreh Sokol Kraja, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos