
Familja Tusha në Kukës ka tashmë një banesë të re për festat e fundvitit, dhe kjo falë donacioneve të shqiptarëve. Me dy fëmijë dhe gruan invalide, Kujtim Tusha kishte një jetë mjaft të vështirë.
Viti i Ri e gjen familjen e Kujtim Tushës me shtëpi, duke zgjidhur njërin prej problemeve të shumta social-ekonomike që ka kjo familje.
Shoqata “Jetimët e Ballkanit” nga Prizreni në bashkëpunim më bashkinë Kukës i blenë një apartament me hapësire 90 metër katror në qendër të qytetit të Kukësit e të kompletuar. Çelësat e shtëpisë së kryefamiljarit Kujtim Tusha I dorëzoi Defrim Korbi, sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Kukës, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati, të cilit i është falënderuar së bashku me donatorët e tjerë për ndihmën e dhuruar.
E njeri prej djemve te Kujtimit, Jetoni, i cili prej vitesh është në karrocë, nuk gjen fjalë për të falënderuar shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.
Kujtim Tusha me tre invalidë në shtëpi e pa të ardhura të mjaftueshme, prej vitesh jetonte në një apartament me qira, duke thelluar më tej gjendjen ekonomike e duke mos përballuar edhe kostot e shërbimeve shëndetësore për dy fëmijët dhe bashkëshorten e tij.
Pak muaj më parë, Kujtimit iu dhurua një makinë për transportin e tyre gjatë vizitave e trajtimeve mjekësore në Prizren, ndërsa blerja e shtëpisë ka zgjidhur problemin më shqetësues e lehtësuar vështirësitë e tjera ekonomike. (A2 Televizion)