
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Vlorë ka organizuar për 180 të paraburgosur festën e fundvitit.
Me një atmosferë të ngrohtë, muzikë e të ftuar, të paraburgosurit kanë ndjerë aromën e festave. Engjëllush Avdulaj, kreu i këtij institucioni, u shpreh se gjatë këtij viti i është kushtuar rëndësi e veçantë riedukimit dhe riintegrimit të të paraburgosurve. Si shembull u soll rasti i 90 prej tyre, që tashmë gëzojnë një diplomë profesionale, ndërsa po synohet hapja e klasave të shkollës së mesme.
Në cilësinë e përfaqësuesit të Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtares së Komisionit të Sigurisë, Pranvera Resulaj, ngriti nevojën e përmirësimit të klimës shoqërore e sociale më të mirë brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Drejtësia e re dhe funksionale është shpresa se parimet e së drejtës do të jenë në bazë të sistemit të drejtësisë në optikën e deputetëve të Parlamentit.
Të ftuarve u janë dhuruar punë dore të vetë të paraburgosurve, ndërsa të veshur me kostume popullore, këta të fundit kanë kënduar isopolifoni e i janë gëzuar festës.
Në aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit lokal si dhe komuniteteve ferare. (A2 Televizion)