
Rreth 15% e popullatës gjermane është vaksinuar me një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.
Institutit Robert Koch njoftoi se afro 12.7 milionë shtetas kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 4.9 milionë persona kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.
Procesi I imunizimit është përshpejtuar javët e fundit, me afro 70 mijë doza në ditë. Megjithatë, Gjermania po përballet me valën e tretë të pandemisë, që është shkaktuar kryesisht nga varianti i ri i COVID-19, që fillimisht u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, e konsideroi të nevojshme vendosjen e një izolimi kombëtar. Ai theksoi se situata e rëndë në spitalet e vendit e ilustron qartë nevojën për një bllokim total për të paktën 2 javë, ndërsa numri i pacientëve në terapi intensive rritet vazhdimisht. (A2 Televizion)