
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian diskutuan shumë pak për zgjerimin në Samitin e Punëve të Përgjithshme. Zyrtarët konfirmuan mbështetjen për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa theksuan se sundimi i ligjit është në thelb të procesit të zgjerimit.
“Komisioni po punon shumë fort për të siguruar që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare sa më parë që të jetë e mundur. Kemi kuptuar në raundet e kaluar që anëtarësimi është një proces shumë kërkues. Ne ndryshuam procesin integrues duke i dhënë rëndësi sundimit të ligjit dhe të gjitha çështjeve të tjera të ndejshme. Siç e dini ne nuk i mbyllim kurrë kapitujt e negociatave para se një shtet të përmbushë të gjitha kërkesat që kërkohen nga vendet anëtare. Mendoj se qartësisht këto do të jenë parametrat e negociatave të ardhshme për zgjerimin”, tha Maroš Sefčovič, zv/president i Komisionit Europian.
“Ajo që mundtë them tani është se sundimi i ligjit është në qendër të procesit të integrimit, po ashtu është edhe në thelb të afrimit me Bashkimin Europian. Kjo gjendet edhe në zemër të metodologjisë së re. Prandaj ky është një element që është thelbësor dhe do ta marrim në konsideratë kur ta shqyrtojmë të gjithë procesin. Ne shpresojmë që të vazhdojmë diskutimet dhe debatet nëse mund të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por më duhet të ritheksoj se sundimi i ligjit është në thelb të procesit integrues”, tha Ana Paulazacarias, sekretare Shteti e Portugalisë. (A2 Televizion)