Sali Berisha “përzë” Alibeajn nga foltorja e Kuvendit

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 11:57 | Politikë
Sali Berisha “përzë” Alibeajn nga foltorja e Kuvendit

Një incident është regjistruar në seancën e sotme të Kuvendit, në një përballje direkte mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Kryetarja e Kuvendit i dha fjalën Alibeajt për të folur, por pak minuta më parë kryeministri Rama kishte përmendur Berishën. Ky i fundit u çua për të replikuar, por gjeti Alibeajn në foltoren të cilin në një farë mënyre e shtyu prej aty.

Alibeaj nuk bëri rezistencë dhe u largua nga foltorja. Pak më vonë, kryetarja Nikolla i tërhoqi vëmendjen Berishës për sjelljen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos