
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se grupi parlamentar të cilit i përket, Aleanca për Ndryshim, do të propozojë kandidatë vetëm brenda opozitës.
“Si Aleancë për Ndryshim, kemi vendosur që propozimet do t’i bëjmë brenda opozitës. Jashtë opozitës nuk do të mbajmë asnjë lloj qëndrimi. Të gjithë deputetët e opozitës që janë sipas Kushtetutës të detyruar të marrin pjesë në këtë proces, duhet të jenë të pranishëm. Duhet të kemi një proces të përbashkët opozitar për të pasur një ose më shumë kandidatura alternative.
Është absurde që politika të përjashtojë politikën, por duhet të jemi sa më të gjerë në pikëpamjet e fushave nga ku do të zgjedhim kandidatët”, tha Mediu. (A2 Televizion)