Nën hetim nga SPAK, Kardiokirurgu Prifti kërkon të heqë masën e “pezullimit nga detyra”

Nga A2 CNN
29 Gusht 2022, 15:12 | Kronikë
Nën hetim nga SPAK, Kardiokirurgu Prifti kërkon të heqë

Edvin Prifti, kardiokirurgu që po hetohet nga SPAK për dy vepra penale, nis betejën ligjore të radhës për t’u kthyer në sallën e operacionit. Ish-shefi i kardiokirurgjisë në QSUT, paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Posaçme, ku kërkon shuarjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Kërkesa është argumentuar me faktin se ka përfunduar afati kohor i kësaj mase ndaluese. Kërkesa në fjalë pritet të shqyrtohet në ditët në vijim nga Gjykata e Posaçme. Kardiokirurgu Prifti qëndron larg sallës së operacionit në zbatim të masës “pezullim nga detyra” prej gati 1 viti e tre muajsh, teksa po hetohet nga SPAK për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Dyshimet ndaj tij u nisën pas disa përgjimeve të bëra për llogari të dosjes ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Në vijimësi, mjeku Prifti ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos