
Fredi Ceno, 40 vjeç nga fshati Bitinckë i Bashkisë së Devollit, së bashku me tre persona të tjerë, ka shkuar për të peshkuar me grepa në bregun e ujërave të liqenit në fshatin Gollomboç.
Në një moment, bëjnë me dije burime të siguruara, 40-vjeçari ka lënë peshkimin dhe ka hyrë për t’u larë i vetëm në ujërat e këtij liqeni, por nga shokët e tij është vënë re pasiguria në notim nga ana e 40-vjeçarit dhe kanë hyrë për ta shpëtuar, por duket ka qenë vonë.
Ata e kanë nxjerrë në breg, por pa shenja jete. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe ka marrë në pyetje miqtë e tij për të sqaruar rrethanat e kësaj mbytjeje.
Trupi pritet të dërgohet në morgun e spitalit të Korçës, aty ku mjekët ligjorë zyrtarisht do të bëjnë me dije shkakun e mbytjes. (A2 Televizion)