Nënvlerësoi pandeminë, sot kryeministri britanik i sëmurë me COVID-19 duartroket mjekët

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 13:34 | Bota

Disa javë më parë kryeministri Boris Johnson vijonte të ishte një nga liderët evropiane më nënvlerësues të koronavirusit, madje refuzonte të mbyllte shkollat dhe stadiumet ishin plot me tifozë. Por tani gjërat kanë ndryshuar shumë, për Britaninë e Madhe dhe për atë vetë.

Me më shumë se 34 mijë të infektuar dhe pothuajse 3 mijë të vdekur, shifra këto gjithmonë e më shumë në rritje, qeveria angleze ka marrë masa të rrepta izolimi për popullatën.

Kryeministri anglez Boris Johnson duartroket nga karantina personelin shëndetësor

Vetë Johnson është ndërgjegjësuar nga përjetimi personal i sëmundjes. Ai u diagnostikua me COVID-19 më 27 mars. Dje ai u pa duke dalë nga rezidenca e tij ikonike në Downing Street, duke iu përgjigjur thirrjes për të duartrokitur të gjithë personelin shëndetësor që po sakrifikon në linjë të parë ndaj koronavirusit.

https://a2news.com/2020/03/27/boris-johnson-me-koronavirus/

Portreti i kryeministrit dukej tejet i lodhur nga kjo eksperiencë e pakëndshme, edhe pse ka deklaruar se ka patur vetëm simptoma të lehta, dhe pritet të dalë nga karantina të premten. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos