Wuhan ngre sërish alarmin: Qëndroni në shtëpi

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 12:27 | Bota
Wuhan ngre sërish alarmin: Qëndroni në shtëpi

Banorëve të Wuhanit, epiqendrës së koronavirusit COVID-19, u është kërkuar të forcojnë masat e “vetë-mbrojtjes”, të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Në një deklaratë të një zyrtari lokal thuhet: “Rreziku i rikthimit të pandemisë mbetet i lartë, për shkak të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm”.

Në vendimet e marra më herët, është thënë se më 8 prill do të ketë lehtësim të masave, megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të rikthehet normaliteti në qytetin, në të cilin u konfirmuan rastet e para me koronavirus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos