Infektohet me koronavirus një nga zyrtarët më të lartë iranianë

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 22:59 | Bota
Infektohet me koronavirus një nga zyrtarët më të lartë

Autoritetet në Iran bëjnë me dije se kreu i Parlamentit, Ali Larijani është zyrtari më i lartë i regjimit iranian që infektohet me koronavirus.

Ali Larijani mban postin e Kryetarit të Parlamentit prej 12 vitesh. Ai është një anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Irani dhe ish-ndihmësi i ngushtë i liderit suprem Ajatollah Khamenei.

Larijani nuk garoi në zgjedhjet parlamentare të këtij viti dhe pritet që të zëvendësohet në këtë detyrë, por pasuesi i tij ende nuk është caktuar.

Deri tani në Iran kanë humbur jetën nga koronavirusi 3160 persona dhe janë infektuar mbi 50 mijë të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos