“Nëse fiksimet e vjetra do të ishin bërë kur isha kryebashkiak, Shqipëria do të ishte ndryshe”

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 13:08 | Politikë
“Nëse fiksimet e vjetra do të ishin bërë kur isha

Gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor të inceneratorëve, Kryeministri Edi Rama, tha se projektet për impiantet e mbetjeve ishin një ide e vjetër e tij, që kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

“Impiantet nuk ishin një ide që erdhi kështu nga hiçi. Që kur kam qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, se e keni parasysh, Teatri, reforma territoriale, janë shumë gjëra që janë fiksime të vjetra, që po të ishin bërë në atë kohë, sot Shqipëria do të ishte tjetër, por ky është muhabet tjetër. Kam dashur pikërisht këtë, që të ndërtohet një impiant përpunimi mbetjesh, me përpunim energjie në Tiranë. Dhe që atëherë e kam mësuar, nuk ndërtohet në Tiranën që unë drejtoja atëherë”, tha Rama.

Seanca e dëshmisë së Ramës, u shoqërua me ironi dhe batuta, por edhe debate mes Kryeministrit dhe kryetares së komisionit, Jorida Tabaku. “A mbani mend mbledhjen e qeverisë, më 17 dhjetor, kur ka kaluar vendimi i këshillit të ministrave për mbështetjen dhe miratimin e financimit paraprak për kontratën koncesionare për trajtimin e mbetjeve në qytetin e Elbasanit?”, e pyeti Tabaku.

https://a2news.com/2022/02/23/ironi-dhe-batuta-rama-tregon-mbledhjen-e-vetme-te-qeverise-qe-mban-mend/

“Unë nuk refuzoj t’i përgjigjem asnjë pyetjeje, por ju duhet të më bëni pyetje që lidhen me rolin tim si kryeministër. Mos më ndërhyni se nuk e kam zërin melodioz. Nuk jam këtu për të plotësuar nevojat tuaja, por për t’i dhënë përgjigje pyetjeve. Unë mendoj se jo të gjithë qytetarët e kanë të qartë si funksionon mbledhja e qeverisë. Edhe unë nuk dija derisa shkova. Unë i përgjigjem pyetjeve një për një, por kur ju më pyesni, a e mban mend ti në datën filan mbledhjen? Sikur është ndonjë mbledhje ku është marrë vendimi për të sulmuar ku e di unë se kë. Pse duhet të mbaj mend unë mbledhjen e qeverisë? Unë i qëndroj pikë për pikë atij vendimi qeverie. Nuk e mbaj mend. E vetmja mbledhje qeverie që unë mbaj mend është ajo kur kam vënë fotografinë e Ismail Qemalit”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/23/rama-pushteti-eshte-i-keq-shume-pergjegjesia-eshte-individuale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos