“Nëse kjo është reforma në drejtësi, të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në dimër”

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 18:54 | Kronikë
“Nëse kjo është reforma në drejtësi, të

Në fund të deklaratës së tij për mediat pas vendimit të Apelit të Posaçëm, për Saimir Tahirin, avokati Maks Haxhia pati edhe një paralajmërim.

Sipas Haxhisë nëse kjo është reforma që të luftohet korrupsioni duke futur në burg Tahirin atëherë të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në dimër.

“Drejtësia tregoi nuk ka qëllimit të trajtimit shumëplanësh njerëzor, jo vetëm të të pandehurve, por ka marrë një supremaci dhe nën atë presion që është ndodhur vazhdimisht nën kuadrin e një reforme. Nëse kjo është reforma që të luftohet korrupsioni duke futur në burg Saimir Tahirin, atëherë unë mund të them edhe me sarkazëm që të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në kohë dimri”, u shpreh Haxhia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos