“Vendim skandaloz”, Maks Haxhia: Shpërdorimi i detyrës nuk është në kompetencën e kësaj gjykate

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 18:45 | Kronikë
“Vendim skandaloz”, Maks Haxhia: Shpërdorimi i detyrës nuk

Një vendim skandaloz e ka cilësuar avokati i Saimir Tahiri, Maks Haxhia atë të Apelit të Posaçëm për të dënuar me burg klientin e tij për shpërdorim të detyrës.

Sipas avokatit të njohur, ky vendim ishte një non sens juridik që u dha për të njollosur Tahirin dhe se shpërdorimi i detyrës nuk është kompetencë e kësaj gjykate.

“Ky ishte një vendim skandaloz. Nëse dënimi i Saimir Tahirit do të kënaqë dhe do të përmbushë të gjithë atë shqetësim që kishte opinioni shqiptar le të quhet i përmbushur. Kjo gjykatë bëri atë që nuk mund të bëhet nga pikëpamja juridike. Kjo gjykata la në fuqi vendimin e shkallës së parë por bëri ndryshimin duke hequr pezullimin e nenit 59. Kjo është një hakmarrja e epërsisë dhe pozicionit të një pushtetit gjyqësor të pashpjegueshëm. Shpërdorimi i detyrës nuk është në kompetencën e kësaj gjykate. Vendimi ishte i papritur dhe non sens juridik. Pezullimi ka të tjera kritere. Nuk e dimë si do ta justifikojë gjykata një vendim të tillë. Saimir Tahiri i kishte dhe mundësitë që mos vinte. Por ai insistoi që të vinte. Rekursi pas vendimit të arsyetuar. Jam i sigurt që do të vonohet. Ky vendim ishte për të njollosur zotin Tahiri”, tha Haxhia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos