Nëse Venecia i jep të drejtë Presidentit, a shkarkohet Meta? Rama zbulon se çfarë do të ndodhë

Nga A2 CNN
30 Korrik 2019, 12:26 | Politikë
Nëse Venecia i jep të drejtë Presidentit, a shkarkohet Meta? Rama

Edi Rama u pyet nëse qeveria do ta ndërpresë procedurën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nëse Komisioni i Vencias i jep të drejtë Kreut të Shtetit për vendimmarrjet e tij.

“Do të gjykojmë mbi bazën e raportit”, u përgjigj Rama.

“Ne e kemi çuar çështjen për trajtim në Venecia për të pasur një proces të konsoliduar dhe të mirëkuptuar nga publiku. Por, edhe të qartë për të gjithë miqtë dhe partnerët tanë. Do të presim raportin e Komisionit të Venecias dhe pastaj do të gjykojmë mbi bazën e raportit. Procesi vazhdon. Nuk ishim të detyruar ta çonim, por duke qenë se kishim mundësinë t’i drejtoheshim një mendimi të padyshimtë për nga cilësia në këtë fushë, i jemi drejtuar”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos