
Isa Sakja, ish-kreu i Bashkisë Kavajë, ka deklaruar se një qytet nuk mund të drejtohet në kohën kur kreu i bashkisë ka marrë vetëm 5% të votave të qytetarëve.
Sakja tha se duhet të vazhdohet puna dhe se nuk do të largohet nga zyra e bashkisë.
“Është e pamundur që populli të lejojë qeverinë që të emërojë në krye të bashkive të emëruarit e tyre pa zgjedhje. Në Kavajë kanë votuar vetëm 5% e votuesve. T’i rikthehemi punës dhe zgjedhjeve të lira”, tha Sakja. (A2 Televizion)