
Kjo e martë do të jetë një ditë e ngjeshur me zhvillime politike.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një bashkëbisedim me gazetarët në orën 11:00. Bashkëbisedimi do të zhvillohet në Kryeministri, në sallën e hartave.
Ndërkohë, në orën 12:00, Presidenti ilir Meta ka njoftuar daljen në një konferencë për mediat.
Këto dalje të Ramës dhe Metës vijnë pas një sërë përplasjesh mes tyre. Siç janë dekreti për anulimin e 30 Qershorit dhe propozimi për mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 13 Tetor, gjë që refuzohet nga Rama.
Po ashtu, së fundmi, edhe çështja e teatrit për të cilin kryeministri Edi Rama këmbëngul në shembjen e godinës dhe ndërtimin e një teatri të ri.
Por, gjithçka pritet për t’u parë gjatë ditës se si do të vijojnë qëndrimet e tyre, pas këtyre daljeve për mediat. (A2 Televizion)