Nesër dorëzohet në Bruksel, Suedia firmos aplikimin zyrtar për aderim në NATO

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 13:27 | Bota
Nesër dorëzohet në Bruksel, Suedia firmos aplikimin zyrtar

Suedia firmos aplikimin zyrtar për anëtarësim në NATO duke i dhënë fund politikes 200 vjeçare të neutralitetit ushtarak.

Ministrja e jashtme suedeze, Ann Linde, firmosi shkresën zyrtare që do të dorëzohet brenda kësaj jave, ndoshta që nesër, në selinë qendrore të Organizatës së Atlantikut të Veriut.

 “Është një ndjesi e madhe, shumë serioze, dhe mendojmë se kemi mare vendimin më të mirë për Suedinë”, u shpreh ajo duke saktësuar se përfundimi i këtij procesi do të dojë deri në një vit.

Vendimi i shteteve nordike për t’ju bashkuar aleancës ushtarake vjen si pasojë e luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë. Frika nga ajo që po ndodh solli zhvillime dramatike në sigurinë dhe gjeopolitikën europiane.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos