Netanyahu humbet pas 12 vjetësh pushtetin, zgjidhet kryeministri i ri në Izrael

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 20:10 | Bota
Netanyahu humbet pas 12 vjetësh pushtetin, zgjidhet kryeministri i ri

Benjamin Netanyahu ka humbur pushtetin pas 12 vitesh, ndërsa parlamenti izraelit miratoi qeverinë e re me në krye Naftali Bennett.

Bennett do të jetë kryeministri i ri pas koalicionit me Yair Lapid. Në marrëveshje është rënë dakord që Lapid do të pasojë Bennett si kryeministër në gjysmën e qeverisjes.

Naftali Benett është një mbështetës i fortë i kolonive hebreje në territorin e pushtuar. Djalë i emigrantëve amerikanë, Benet, 49 vjeç i përket një gjenerate më të re se kryeministri 71-vjeçar Netanyahu, por ashtu si ai ka lidhje të forta me Amerikën, dhe është një ish-komando. Milioner në fushën e high-tech, Bennet ka pasur një marrëdhënie të gjatë dhe shpesh të trazuar me Netanyahu-n dhe ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe Arsimit në disa qeveri të drejtuar prej tij.

https://a2news.com/2021/05/31/kush-eshte-naftali-benett-ish-aleati-i-netanyahu-mbeshtetes-i-forte-i-kolonive/

Ish-lider i lëvizjes kryesore pro kolonive, Yesha, Benett e ka bërë aneksimin e territorit të pushtuar në 1967 një pjesë kryesore të platformës politike. Por si kreu i një qeverie ndryshimi, siç është quajtur, ku do të përfshihen parti të majta dhe të qendrës, e ndërsa do t’i duhet edhe mbështetja e deputetëve arabë, vijueshmëria e politikës së aneksimit duket e pamundur.

Benett është më liberal se ish-aleatët në çështje të tilla, si të drejtat e homoseksualëve dhe marrëdhënia mes fesë dhe shtetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/30/izrael-drejt-fundit-epoka-e-netanyahu-arrihet-marreveshja-midis-partive-opozitare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos