Netflix urdhërohet që të mos shfaqë më filmin ku Jezusi është homoseksual

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 12:26 | Showbiz
Netflix urdhërohet që të mos shfaqë më filmin ku Jezusi

Netflix është urdhëruar që të heqë në Brazil një film ku Jezu Krishti portretizohet si homoseksual.

Një organizatë katolike çoi në gjyq çështjen, duke thënë se filmi “The First Temptation of Christ”, ku tregohet se si Jezusi prezanton në familje të dashurin e tij, ka lënduar “nderin” e miliona katolikëve.

Gjykatësi brazilian urdhëroi që ky film të hiqet nga Netflix në Brazil: “Liria e shprehjes nuk është absolute”.

2 milionë persona kishin nënshkruar një peticion për të fshirë filmin, ndërkohë që Netflix nuk ka komentuar për vendimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos