As “Irishman” dhe as “Joker”, filmi më i mirë në Golden Globes shpallet një tjetër

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 09:15 | Showbiz
As “Irishman” dhe as “Joker”, filmi më i mirë

Nata e mbrëmshme e Golden Globes doli i fituar filmi “1917” si prodhimi më i mirë. Filmi i Sam Mendes mbi Luftën e Parë Botërore mundi konkurrencën e “Irishman”, “Joker” dhe “Marriage Story” për të fituar çmimin si filmi më i mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=gZjQROMAh_s

Renée Zellweger fitoi rolin e aktores më të mirë për filmin “Judy” dhe Joaquin Phoenix u shpall aktori më i mirë për rolin protagonist në filmin “Joker”.

Fjalimi i tij në podium ndoshta nuk i pëlqeu të gjithëve, por me siguri do të mbahet mend gjatë pasi u ndal tek ndryshimet klimatike dhe u kërkoi personave të njohur në sallë të përdorin sa më pak anijet e tyre private.

Russell Crowe u nderua gjithashtu me çmim. Aktori nuk mund të ishte i pranishëm pasi gjendet në Australinë e përfshirë nga zjarret.

Olivia Colman u shpall aktorja më e mirë dramatike për rolin në filmin “The Croën” dhe Laura Dern u nderua me çmimin e aktores më të mirë në rol joprotagonist.  

Nuk mbeti pa çmim edhe fillmi i Quentin Tarantinos, “Once Upon a Time in Hollywood”, që fitoi regjinë më të mirë dhe skenarin më të mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos