Nga 1 Shtatori, në Maqedoninë e Veriut mund të hysh vetëm me certifikatë vaksinimi ose test

Nga A2 CNN
28 Gusht 2021, 17:31 | Aktualitet
Nga 1 Shtatori, në Maqedoninë e Veriut mund të hysh vetëm me

Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se duke filluar nga data 1 shtator, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.

Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos