
Pikat e kalimit kufitar në Qarkun e Korçës ajo e Qafë Thanës më së shumti dhe Kapshtica vijojnë përballen me fluks të lartë lëvizjesh në hyrje dhe në dalje të territorit shqiptar.
Sipas të dhënave nga policia kufitare në Korçë, Qafë-Thana është pika kufitare me fluksin më të lartë, atje kanë hyrë në 24 orët e fundit 4193 dhe kanë dalë 3318 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Ndërsa në Kapshticë kanë hyrë 1898 qytetarë dhe kanë dalë 2746 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Ndërkohë në të dyja pikat kufitare shqiptare punohet me kapacitete maksimale në hyrje dhe dalje.
Shfirat flasin se të shumtë kanë qenë shqiptarët emigrantë, shqiptarët e rajonit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por edhe të huajt nga vende të Europës që kanë zgjedhur që të kalojnë pushimet në vendin tonë. (A2 Televizion)