Nga Billie Eilish tek Omicron, fjalët që janë shqiptuar gabim gjatë vitit 2021

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 08:22 | Lifestyle
Nga Billie Eilish tek Omicron, fjalët që janë shqiptuar gabim

Të shkruash dhe të shqiptosh një term nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos për gjuhë ku fjalët shkruhen dhe lexohen ndryshe. Një sondazh amerikan ka identifikuar se cilat ishin fjalët dhe emrat që ishin shqiptuar gabim gjatë gjithë vitit, nga folësit e lajmeve dhe personazhet publikE.

Sondazhi zbuloi se variant afrikan i koronavirusit Omicron ishte dëshmuar veçanërisht sfidues. I emërtuar sipas shkronjës greke O, në shumë vende shqiptohet "Omikran" ose "Amakraan".

Po ashtu mbiemri i këngëtares Billie EIlish, jo në pak raste shqiptohet "ejlash", ndërsa talgohnah, kafeja që u bë e famshme gjatë karantinës, kryesisht shqiptohet si “dalgona” apo “dalgonah”.

Shain, një nga brandet më të njohura të modës së fundmi, shqiptohet "shain", por nëse i referoheni markës, atëherë shqiptimi duhet të jetë “shiin”.

Në grupin e emrave të keqshqiptuara ishte dhe mbiemri i  ekspertit amerikan të sëmundjeve infektive Anthony Fauci dhe emri i zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos