Një nga restorantet më të njohura në Tajlandë po promovon një picë-kanabis.
Bëhet fjalë për një picë që ka sipër një gjethe kanabisi, por që nuk ka asnjë ndikim te konsumatori.
Menaxheri i restorantit, Panusak Suensatboon, tha: “Është vetëm një fushatë marketingu, kanabisi nuk bën efekt. Mund t’ia ndjesh shijen dhe maksimumi të vjen gjumë”.
Kjo picë, që është e ligjshme, kushton rreth 15 euro.
Në Tajlandë, kanabisi është i paligjshëm dhe kushdo që kapet duke shitur apo blerë dënohet me burg, edhe pse ligjet e drogës janë liberalizuar gjatë viteve të fundit. (A2 Televizion)