Modelja australiane Amber Luke ka shpenzuar 250 000 dollarë për të bërë një shndërrim drastik me operacione dhe tatuazhe, përfshirë edhe tatuazh në të bardhën e syrit.
27-vjeçarja deklaroi në një televizion të vendit të saj se nuk është penduar aspak për transformimin e saj në një “vajzë-dragua”, nga një bjonde bukuroshe.














“Isha 16 vjeç kur bëra tatuazhin e parë, ishte si të hiqja energjinë negative nga vetja. U ndjeva e qetë me veten. Jam ende krenare për atë tatuazh, që ishte hapi i parë drejt vetes sime të re”, u shpreh Amber Luke.
Edhe pse në vitin 2019 humbi shikimin për disa javë pas tatuazheve në sy, ajo nuk e ndal misionin e saj.
“E mbaj mend që ka qenë tmerr i vërtetë. Ndjeja shumë dhembje. Tatuatori e bëri gabim procedurën, pasi nuk ke pse e humb shikimin. Unë nuk pashë 3 javë, por kjo gjë nuk më trembi”, kujton Amber Luke. (A2 Televizion)