Nga dëshira për regbinë te shpërndarja e picave, kush ishte 17-vjeçari që vrau policia franceze?

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 09:13 | Bota
Nga dëshira për regbinë te shpërndarja e picave, kush ishte

Vrasja e 17-vjeçarit Nahel M ka shkaktuar trazira në të gjithë Francën, si dhe në rajonin e Nanterre në perëndim të Parisit, ku ai u rrit.

Një fëmijë i vetëm, i rritur nga nëna e tij, ai punonte si shpërndarës picash dhe luante në ligën rajonale të regbisë, ku dëshironte të bëhej një yll.

Edukimi i tij përshkruhet si kaotik. Ai u regjistrua në një kolegj në Suresnes, jo shumë larg vendit ku jetonte, ku mësonte për t'u bërë elektricist.

Ata që e njihnin tregojnë se djaloshi ishte shumë i dashur në Nanterre, ku jetonte me nënën e tij Mounia dhe me sa duket nuk e kishte njohur kurrë babanë.

17-vjeçari nuk ishte nje frekuentues i rregullt i shkollës. Ai nuk kishte precedentë penalë, por ishte i njohur për policinë.

Ai i kishte dhënë një puthje të madhe nënës së tij para se ajo të shkonte në punë, me fjalët: "Të dua mami".

"Çfarë do të bëj tani?" pyet nëna e tij. “I kushtova gjithçka atij. Unë kisha vetëm një, nuk kam 10 fëmijë. Ai ishte jeta ime, shoku im më i mirë", shton ajo.

Nahel kishte qenë subjekt i pesë kontrolleve policore që nga viti 2021, për akuzën që njihet si refuzim për të bashkëpunuar.

Fundjavën e kaluar, ai thuhet se ishte vendosur në paraburgim për një refuzim të tillë dhe do të dilte para një gjykate për të mitur në shtator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos