




























Ndër vite, edicioni muzikor i “Grammy” ka sjellë në sytë e publikut veç ndarjes së çmimeve, edhe një qasje të re në botën e modës, me veshje të guximshme, tërheqëse dhe shpeshherë edhe të çuditshme.
Edicioni i 64-të është mbajtur mbrëmjen e djeshme në Las Vegas dhe si në çdo ceremoni tjetër, yjet nuk kanë zhgënjyer me parakalimin e tyre në tapetin e kuq.
Ajo që ra në sy ishte mbizotërimi i ngjyrës së zezë, duke përmendur këtu veshjen e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa, Billie Eilish apo reperes Megan the Stallon.
Në galerinë më lart, CNN rendit veshjet më të mira nga ky edicion. (A2 Televizion)