Goditi prezantuesin me shuplakë, Will Smith largohet nga Akademia

Nga A2 CNN
2 Prill 2022, 13:48 | Showbiz
Goditi prezantuesin me shuplakë, Will Smith largohet nga Akademia

Pasi goditi me shuplakë prezantuesin e çmimeve Oscar, Chris Rock, aktori Will Smith deklaroi se do të jepte dorëheqjen si anëtar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave.

“Po jap dorëheqjen nga anëtarësimi im dhe do të pranoj çdo pasojë tjetër të menduar si të përshtatshme nga bordi”, tha Smith në një deklaratë për mediat. “Ndryshimi kërkon kohë dhe jam i përkushtuar të punoj për t’u siguruar që dhuna të mos mbizotërojë më ndaj arsyes”.

Pas episodit të turpshëm të së dielës, Akademia tha se kishte nisur një procedurë disiplinore kundër aktorit, që po atë natë fitoi për herë të parë një çmim Oscar, për rolin e tij në filmin “King Richard”, që tregon jetën e Richard Williams, babait dhe trajnerit të dy tenisteve të famshme amerikane, Venus dhe Serena Williams. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos