Nga e hëna, edhe Lombardia vendos të hapë restorantet

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 09:35 | Bota
Nga e hëna, edhe Lombardia vendos të hapë restorantet

Lombardia, rajoni më i prekur nga koronavisuri në Italinë fqinje, do të rihapë dyqanet, restorantet dhe parukeritë të hënën.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga qeveria italiane, Lombardi vijon të mbetet rajoni më i prekur, ku aktualisht janë 34,224 persona të prekur.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i këtij rajoni, menjëherë pas një takimi me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte, ku është rënë dakord që autoritetet lokale të lehtësojnë masat e izolimit.

Ministri për Çështjet Rajonale dhe Autonomitë, Francesco Boccia, pohoi për CNN se autoritetet rajonale do të jenë të lirë të vendosin për rihapjen e zonave. Ai theksoi se para se të ndërmerren hapa, drejtuesit e rajoneve duhet që lehtësimin e masave t’ia komunikojnë më parë qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos