Fotografi turk Mehmet Aslan u shpall fituesi për fotografinë më të bukur të vitit, në “Siena International Photo Awards”.
Fotografia e tij “emocionalisht e fortë”, që tregon një baba që ka humbur një këmbë për shkak të bombardimeve në Siri, i cili mban në duar djalin e tij të vogël, të lindur pa gjymtyrë për shkak të një çrregullimi gjenetik, u përzgjodh mes mijëra fotografive nga fotografë nga 163 shtete të botës. (A2 Televizion)