Nga ëndrra në makth, për Ferrarin. Çmimi i Madh i Azerbajxhanit ishte një provë e rëndësishme për të dëshmuar nëse e kuqja më e famshme në botë do të mund të luftonte konkreisht këtë sezon për fitoren e të paktën njërit prej titujve, pilotëve ose konstruktorëve.
Por gara në Baku nuk dha një përgjigje pozitive, jo për shpejtësinë absolute të makinës, që ka fituar 6 nga 8 pole position deri më tani, gjithmonë me Leclerc, por për qëndrueshmërinë e mjetit.

Te dy Ferrarit u tërhoqën nga gara, duke i lënë hapësirë Red Bullit të kampionit të botës Max Verstappen.
Ferrari e parë, ajo e Carlos Sainz, u tërhoq në xhiron e 9-të, për një problem hidraulik, ndërkohë që zhgënjimi më i madh erdhi nga monegasku Leclerc që po drejtonte garën deri në xhiron 21, ku pati probleme në motor.

Vendin e fundit të podiumit e zuri britaniku George Russell, që po i tregon kolegut Lewis Hamilton që hierarkia mund të ketë ndryshuar në Mercedes. Ne garën e ardhshme, pas një jave, Formula 1 transferohet në Kanada. (A2 Televizion)