Nga fermeri në tregje, platforma online heq abuzuesit, nxit kthimin në bujqësi

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 15:51 | Aktualitet
Nga fermeri në tregje, platforma online heq abuzuesit, nxit kthimin në

Nga fermeri, te grumbulluesit, te shitësit me shumicë, te tezgat e shitësve me pakicë, e deri te konsumatori. Ky është rrugëtimi që bëjnë produktet bujqësore në Shqipëri, duke lënë të pakënaqur nga ana monetare si fshatarin, ashtu edhe qytetarin.

Një zgjidhje, Ministria e Bujqësisë e sheh tek ngritja e një sistemi online që e shkurton të gjithë këtë hallkë.

“Objektivi i këtyre 5 platformave është të shkurtohet zinxhiri ushqimor në mënyrë që prodhuesit tanë të kenë mundësi t’i nxjerrin produktet në treg.”

Frida Krifca

Rektori i Universitet Bujqësor, Fatbardh Sallaku, e sheh si të mirëpritur këtë iniciativë, që mund t’i japë vlerën e merituar bujqve.

“Detyra e strukturave ekzekutive është që të bëj një ndarje të barabartë ose të kontrolloj që fitimi të shkoj aty ku prodhohet, pra mos të ketë disbalancë ndërmjet çmimit të fermerit në fermë dhe çmimit nëpër tezgat e lagjeve.”

Fatbardh Sallaku

Megjithatë, zgjidhja kryesore, sipas Sallakut, që prodhimet të mos përfundojnë nëpër koshat e mbeturinave, është bashkimi bujqësor. Edhe pse koncepti ende i tremb fermerët, sepse i kujton kohën e kooperativave, në fakt i lejon ata të negociojnë çmime më të mira.

Universiteti Bujqësor po asiston grupe të ndryshme fermerësh në drejtim të bashkimit bujqësor, por sipas Sallakut, edhe qeveria duhet të ofrojë më shumë nxitje që lehtësojnë krijimin e kooperativave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos