
“Amadeus, është një nder për mua të jem këtu, por është gjithashtu një nder edhe për ju të më keni këtë”.
Në këtë mënyrë, Zlatan Ibrahimovic u prezantua në natën e parë të Sanremos, ndërsa është pikërisht suedezi, i ftuari special i këtij edicioni. Futbollisti i Milanit do të qëndrojë së bashku me prezantuesin e mirënjohur Amadeus deri në mbrëmjen finale të festivalit italian të këngës.
Spektali dhe batutat e e 39-vjeçarit kurrsesi nuk mund të mungonin. Ibrahimovic, i veshur me një kostum me emrin e tij, vendosi menjëherë rregullat e tij. “Janë 26 këngëtarë!? Do të ketë 22. 11 kundër 11. Nëse dalin katër tepër, i shesim katër te Liverpool që po kërkojnë mbrojtës, ose i çojmë të punojnë kopshtarë në oborrin tim”, janë disa nga batutat e suedezit, që më tej shton se edhe skena është shumë e vogël.
“Duhet bërë si “San Siro”, në të kundërt do ta anulojmë fare festivalin”, u shpreh Zlatan gjatë mbrëmjes së parë të Sanremos.
Plani i Ibrahimovic dhe klubit, ishte që sulmuesi të shkëputej për të zhvillua ndeshjen me Udinesen e më pas t’i rikthehej sërish festivalit, por duke parë dëmtimin që mori në ndeshjen kundër Romës, gjiganti suedez mund të shijoj i qetë prezantimin, në pikën kulmore të kampionatit dhe në momentin më të rëndësishëm të Milan, në garën për titull. (A2 Televizion)