Nga Gidi Hadid te Kim Kardashian, fundet e gjatë që do të jenë trendi i kësaj vere

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 10:39 | Showbiz

Me bel të lartë ose të ulët, me xhins ose pëlhura, fundet e gjata mund t'i përshtaten çdo stili, prandaj janë trendet e modës së kësaj vere 2023. Këtë e dinë mirë edhe personazhet e famshëm, të cilët duan t'i bëjnë ato protagoniste të veshjeve të tyre – nga ato casual deri tek ato më elegante – duke na dhënë frymëzime të çmuara të stilit të rrugës për t’i kopjuar për pamjet tona të ardhshme. Ka nga ata që përqafojnë stilin Y2K, si supermodelja Gigi Hadid me fundin e saj maxi xhins me bel të ulët që na çon direkt në vitet 2000, apo si motra e saj Bella, e cila zgjedh një model kamoshi me shije vintage.

Ndërsa motrat Kardashian/Jenner mbeten në një model më modern. Kim Kardashian zgjedh një fund të veshur me një të çarë të theksuar përpara, ndërsa Kylie Jenner vendos të nxjerrë në pah siluetën me një fund me bel të gjatë.

Propozimet më elegante vijnë nga supermodelet dhe ikonat e stilit, Elsa Hosk dhe Rosie Huntington-Whiteley, të cilat na ofrojnë frymëzimin perfekt për veshjet tona më të rafinuara përmes fundeve delikate  të ngushtë dhe dizajneve asimetrike. Për të zbuluar të gjitha pamjet më të mira të yjeve, me protagonistë fundet e gjata, mjafton të lundroni nëpër galerinë tonë, ku do të gjeni ide për t'i veshur gjatë verës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/03/ne-garderobe-ka-gjithmone-vend-per-nje-fustan-me-pika-ja-7-modele-per-veren/

A2 CNN Livestream

Latest Videos