“Skenë erotike me gruan e regjisorit”, Keanu Reeves kujton momentin më të çuditshëm në karrierë

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 14:55 | Showbiz
“Skenë erotike me gruan e regjisorit”, Keanu Reeves kujton

Keanu Reeves ka kujtuar një nga momentet më të çuditshme të karrierës së tij, atë kur ka xhiruar një skenë erotike me gruan e regjisorit Eli Roth, ndërkohë që ky i fundit po shikonte.

Aktori 58-vjeçar, gjatë emisionit të Jimmy Kimmel, tha se në filmin “Knock Knock” të vitit 2015, iu desh të xhironte një skenë shumë të nxehtë me bashkëshorten e regjisorit të filmit dhe me aktoren Ana De Armas.

“Nuk isha në siklet, por e pranoj që më dukej e çuditshme. Megjithatë, regjisori Eli Roth krijoi një ambient besimi dhe na ndihmoi shumë”, kujton protagonisti i sagës “Matrix” dhe “John Wick”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos