Nga kryeministria, protestuesit zhvendosen në rrugët e kryeqytetit

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 19:46 | Aktualitet
Nga kryeministria, protestuesit zhvendosen në rrugët e kryeqytetit

Në ditën e tretë të protestës kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe naftës, protestuesit e mbledhur sërish sot në orën 17:00 janë zhvendosur rreth orës 19:00 në rrugët e e kryeqytetit.

https://a2news.com/2022/03/11/mbrojtese-metalike-ne-dyert-e-kryeministrise-per-protesten-e-neserme-meta-apel-qeverise/

Ata kaluan në Rrugën e Durrësit dhe u vendosën për disa minuta te "Zogu i zi", ndërsa të gjitha makinat në këtë rrugë u fikën në shenjë proteste nga drejtuesit e mjeteve.

https://a2news.com/2022/03/11/protestat-ne-te-gjithe-vendin-reagon-policia-e-shtetit/

Edhe pse policia ishte me forca të shumta përballë protestuesve, nuk pati incidente dhe përplasje, siç ndodhi ditët e mëparshme.

Protesta janë zhvilluar në të gjithë vendin, ndërsa deri më tani janë shoqëruar dhe arrestuar gjithsej 100 persona.

Nesër, në orën 11:00, pritet të mbahet protesta e radhës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/11/rama-akuzon-te-shpallurit-non-grata-per-protestat-hedhin-gurin-dhe-fshehin-doren/

A2 CNN Livestream

Latest Videos