Rama akuzon të shpallurit non grata për protestat: Hedhin gurin dhe fshehin dorën

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 19:04 | Aktualitet
Rama akuzon të shpallurit non grata për protestat: Hedhin gurin dhe

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar të shpallurit non grata se fshihen pas protestave të qytetarëve që vijojnë në ditën e tretë kundër rritjes së çmimeve. Teksa poshtë kryeministrisë protestohet kreu i qeverisë i cili ndodhet në Antalja të Turqisë ka shkruar në Twitter se protestat janë përpjekje e ulët e hijeve të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën

“Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e të të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

https://twitter.com/ediramaal/status/1502342359534784512

A2 CNN Livestream

Latest Videos