Pas vdekjes së saj vitin e kaluar, familja mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar festoi marrëdhënien thellësisht personale të mbretëreshës së ndjerë me Forcat e Armatosura, duke e përshkruar atë si një nga lidhjet më të jashtëzakonshme me brezin e kohës së luftës.
Mbretëresha ishte vajza, gruaja dhe nëna e oficerit të marinës, natyrisht. Edhe nipërit e saj kanë shërbyer në Forcat e Armatosura.
Princesha Leonor e Spanjës me uniformën ushtarake në ditën e saj të parë në Akademinë e Përgjithshme Ushtarake të ZaragozësTrashëgimtarja e fronit spanjoll, Leonor, rrezaton elegancë e veshur me uniformën kamuflazhPrincesha Elizabeth kur iu bashkua Shërbimit Territorial Ndihmës (ATS) në 1945Princesha Elizabeth me kostumin e saj nga Royal Auxiliary, që kishte veshur për të kryer detyrat ushtarake në 1945Princeshë Diana me një kostum ushtarak në regjimentin Royal Hampshire në qershor 1988Princeshë Diana drejton një automjet të blinduar në 1988Kate Middleton me uniformë ushtarake në në 2022 në Abingdon AirfieldPrincesha e Uellsit, Katte Middleton duke trajtuar viktimat në fushën e betejës gjatë një stërvitje me Gardën IrlandezePrincesha Anne e Mbretërisë së Bashkuar merr shënjestër me një pushkë SA 80Princesha Anne duke ngarë një transportues të blinduara ushtarësh gjatë vizitës së saj në batalionin e Worcestershire në 1985Princesha Ingrid duke vizituar Marinën Norvegjeze në bazën e saj kryesore dhe logjistike në Setermoen, në tetor 2022Princesha Victoria e Suedisë me veshje kamuflazhi demonstron aftësitë e saj luftarake në trajnimin tre-javor në Almnas, SuediPrincesha Elisabeth e Belgjikës merr pjesë në një stazh tre-ditor në qendrën e trajnimit të Komandove në Marche-les-DamesMbretëresha Maksima përshëndet ekuipazhin teksa del nga avioni i Komandës së Helikopterëve në mars 2023Princesha Mary e Danimarkës emërohet Kapitene e Gardës Daneze në 2019
E njëjta gjë vlen edhe për familjet e tjera mbretërore. Në fundjavë, pamë fotot e para të Princeshës Leonor, trashëgimtares së fronit spanjoll, me uniformë teksa ajo filloi stërvitjen ushtarake para se të trashëgojë fronin nga babai i saj.
Por jo vetëm ato, pasi edhe Kate Middleton dhe princesha të tjera kanë pozuar me veshje kamuflazhi.
Në këtë fotogaleri ne i hedhim një sy femrave të familjeve mbretërore, të cilat kanë veshur uniforma ushtarake, qoftë në detyra zyrtare apo edhe për të mbrojtur kombin. (A2 Televizion)