
Ky është Badar al Wahaibi. Ai është nga qyteti i Muskatit në Oman, më shumë se 5 mijë e 500 kilometër larg Tiranës.
Në një javë qëndrim në Tiranë, Badar thotë se ka zbuluar shumë gjëra, ndër të tjera edhe se vendi është kthyer në “tokën e premtuar” për qytetarët nga Lindja e Mesme.
Heqja e vizave, me qëllim gjallërimin e sezonit turistik veror ka prurë në Shqipëri edhe turistë të tjerë nga Omani. Salem dhe Zhabir janë dy prej tyre.
Përveç Badar, Salem e Zhabir që zotohen se do të rikthehen, Shqipëria ka fituar edhe një tjetër turist. Ai quhet Sazhet dhe prej 4 muajsh qëndron në Shëngjin si pasojë e luftës në vendin e tij.
Në mungesë të turistëve nga Ukraina dhe Bjellorusia, Shqipëria po përpiqet të joshë pushuesit nga Gadishulli Iberik dhe Lindja e Mesme duke hequr vizat me 8 shtete në këto rajone. (A2 Televizion)