Në një botë plot me pasiguri, Amerika si shteti më demokratik në rruzull po i jep shembullin mbarë botës se askush nuk është mbi ligjin. E teksa Shqipërisë i jep këshilla gati urdhëruese “merruni me peshqit e mëdhenj”, Gjykata e Manhatanit në Nju Jork i dha masën e sigurisë ish-Presidentit Donald Trump. Në të njëjtën ditë, në ngjarje jo të lidhura në mënyrë direkte, Aleanca e Atlantikut të Veriut përforcohet me bashkimin e Finlandës në të, një organizatë të cilën Amerika e kishte paralajmëruar me largim në kohën kur Trump ishte President. A e bën kjo botën më të sigurt? A është NATO një aleancë që mund të kontrollojë paqen? Çfarë do e bënte kjo Rusinë që gjendet përballë? Sa do e forconte aleanca me Kinën? A do përforconte kjo, tërthorazi, Serbinë e cilësuar si satelit i Rusisë në Ballkan? Kujtojmë që Serbia ka pranuar një numër të konsiderueshëm investimesh kineze më parë. Çfarë po ndodh me botën? Këto i diskutuam me ekspertin e sigurisë, Bledi Milaqi, i stacionuar në Gjermani. (A2 Televizion)
Milaqi: Trump në këtë proces do fitojë vetëm popullaritet për zgjedhjet e radhës
