Nga raketat hipersonike, te lopatat, Rusia përgatitet për luftë të gjatë në Ukrainë

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 13:48 | Bota
Nga raketat hipersonike, te lopatat, Rusia përgatitet për luftë

Bakhmuti është bërë thuajse i gjithi shkrumb e hi, ndërsa ushtria ukrainase dhe ajo ruse vijojnë betejën e përgjakshme për një qytet që tashmë nuk ekziston.

Të dyja kampet kanë probleme të mëdha, por grupi i mercenarëve Wagner akuzon Moskën për tradhti. Themeluesi Yevgeny Prigozhin, drejtoi gishtin nga presidenti rus, Vladimir Putin, duke thënë se janë përjashtuar nga çdo komunikim special për shkak të kërkesës së tij për armatime.

Mbrojtja ajrore e Kievit ndodhet në vështirësi, pasi ushtria pushtuese lëshoi në orët e fundit një total prej 95 raketash të llojeve të ndryshme, mes tyre edhe hipersonike Kinzhal. 34 raketa janë rrëzuar nga forcat ukrainase.

Për CNN, kjo fushatë masive bombardimesh, është një tregues që presidenti rus Vladimir Putin ka ndryshuar planet e tij për operacionin special dhe është përgatitur për një luftë të gjatë konvencionale në Ukrainë. Edhe Kievi është kundërpërgjigjur me një sulm të fuqishëm kundër 2 qendrave logjistike të Rusisë në territorin ukrainas dhe 3 depove të armëve.

Sakaq, në internet po qarkullojnë disa video që tregojnë problemet me armatimet në kampin pushtues. Një ushtar rus shikohet teksa përdor një lopatë të mprehtë, një armë e shekullit XIX. Një tjetër material, i pakonfirmuar, që qarkullon online, është dhe një video të një sulmi kibernetik në radio dhe televizionet ruse që alarmon qytetarët për një sulm bërthamor. Kjo ka ngjallur panik tek banorët në rajonin Sverdlovsk, por edhe në Moskë, ndërsa autoritetet ndërhynë për të qetësuar situatën duke konfirmuar se nuk ka asgjë të vërtetë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/08/vajza-braktis-shkollen-dhe-i-bashkohet-babait-te-saj-ne-luften-kunder-rusise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos