Të shtëna gjatë ceremonisë në kishën e Dëshmitarëve të Jehovait, viktima dhe të plagosur

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 23:41 | Bota

Sipas mediave gjermane, të shtënat në një kishë të Hamburgut gjatë natës kanë shkaktuar të paktën 7 viktima dhe të plagosur të shumtë.

Për momentin, autorët e sulmit kriminal janë ende në kërkim nga forcat e rendit që po mblidhen rreth vendngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait në lagjen Alsterdorf, ku po zhvillohej një ceremoni fetare.   

Arsyet e gjestit ende nuk dihen, ashtu si edhe identiteti i autorëve, ndërkohë që autoritetet kanë ftuar popullsinë lokale të mos dalë në zonën e Deelboge ku ndodhet skena e krimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/10/dalin-pamjet-e-sulmit-me-arme-ne-kishen-e-deshmitareve-te-jehovait-ku-humben-jeten-7-persona/

A2 CNN Livestream

Latest Videos