Stuhia e dëborës godet Britaninë, trashësia arrin deri në 40 centimetra

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 10:39 | Bota

Stuhia “Larisa” ka goditur Britaninë e Madhe me erëra të forta dhe reshje të mëdha dëbore.

Moti i ka shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve, si dhe në linjat hekurudhore. Me qindra drejtues automjetesh mbetën të bllokuar në autostradën “M62” për orë të tëra si pasojë e dëborës së madhe.

“Kemi ende një rrugë të qartë për të bërë, por vijojmë të jemi të bllokuar. Ne thjesht po përpiqemi të qëndrojmë të qetë”, është shprehur Kelly-Marie Prentice, drejtuesja e një automjeti, e cila prej 6 orësh është bllokuar në autostradë së bashku me djalin e saj 15-vjeçar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos