Nga sot, test PCR për këdo që hyn në Zvicër, përfshirë edhe të vaksinuarit

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 09:18 | Bota
Nga sot, test PCR për këdo që hyn në Zvicër,

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Zvicra ka vendosur masa të reja, sa i përket hyrjes në vend.

Nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht. 

Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.

Këto janë rregullat e reja të vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos