Nga Tirana në Dhërmi për të shpërndarë kanabis e kokainë, arrestohen tre të rinj

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 15:02 | Kronikë

Tre të rinj që shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine gjatë një aktiviteti festiv në plazhin e Dhërmiut, janë arrestuar në flagrancë nga policia.

Treshes në fjalë i janë sekuestruar rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e lëndës narkotike dhe para të përfituara prej tyre.

Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

Ndërkohë, kujtojmë se tre ditë më parë, gjatë operacionit policor të koduar “Parts 3”, u arrestuan 3 shtetas anglez të cilët kishin ardhur si turistë dhe shpërndanin doza kanabisi, kokaine dhe ekstazi, në lokalet e natës në Dhërmi.

Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se disa shtetas që ishin pjesë e një aktiviteti festiv që zhvillohet në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 4”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. H., 30 vjeç, Xh. B., 27 vjeç dhe K. H., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, kryesisht për turistët apo pushuesit e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik. (A2 Televizion)

Njoftimi i policisë

A2 CNN Livestream

Latest Videos