Një fotografi mahnitëse që tregon një spirale me peshq ka fituar konkursin vjetor të imazhit, “BMC Ecology and Evolution”, për vitin 2021. E kapur nga Kristen Brown, fotografia u vlerësua si një “metaforë vizuale për zhdukjen e këtij fenomeni brenda oqeaneve tanë" për shkak të krizës klimatike, e cila është një kërcënim i madh për shtresën e famshme të koraleve në bregun lindor australian.
Ndër imazhet e tjera në konkursin e këtij viti, janë edhe momente të tjera mbresëlënëse nga natyra si p.sh: një bretkosë para se të sulmohej nga një gjarpër, një merimangë me prenë e saj etj.
Fitues i një tjetër çmimi në këtë konkurs u bë dhe imazhi i një “ushtrie termitesh" që lëvizin në gjatësinë e një litari të braktisur në një pyll të Malajzisë. “Pasi njerëzit zhduken, natyra rimerr hapësirën e saj dhe përdor atë që nevojitet për të mbijetuar”, ky ishte interpretimi që ju dha kësaj fotografie fituese në konkurs.
Vitet e fundit ky konkurs, po përpiqet të sensibilizojë përmes këtyre imazheve fenomene e dukuri natyrore të cilat po vihen në rrezik, si pasojë e ndotjeve, ndryshimeve klimatike dhe ndërhyrjeve nga dora e njeriut. (A2 Televizion)