Ngec te shilarësja e fëmijëve teksa xhironte video për TikTok, adoleshenten e shpëtojnë zjarrfikësit

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 22:37 | Lifestyle

Një vajzë adoleshente ka kërkuar ndihmën e zjarrfikësve pasi ngeci në një shilarëse fëmijësh duke xhiruar një video për TikTok.

14-vjeçarja Layani Maclean ndenji 1 orë e gjysmë në shilarëse përpara se ta ndihmonin për të dalë nga aty. Ngjarja ndodhi në Oksford të Anglisë.

Një nga zjarrfikëset i tha vajzës me shaka: “Pa merak, nëse nuk je e famshme në TikTok, do të bëhesh e famshme te departamenti ynë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos